Ledian Memushaj ishte heroi i Peskarës në triumfin 2-1 që skuadra e bardheblu arriti në transfertë ndaj Askolit. Në minutën e 80-të, mesfushori vlonjat, realizoi një gol “alla Del Piero”, duke i befasuar të gjithë të pranishëmit në stadium dhe jo vetëm.
Në prononcimin pas ndeshjes, shqiptari zbuloi edhe sekretin e atij eurogoli, teksa bëri me dije se perla e tij nuk ishte një rastësi, por e kishte menduar atë goditje. 33-vjeçari e pranoi gjithashtu se në momentin e golit, kishte në favor edhe erën.
“Jam i lumtur për veten dhe shokët e skuadrës. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të mirë. Për ne ishte shumë e rëndësishme të riktheheshim te suksesi pas disa humbjesh. Megjithatë, nuk ka kohë për të festuar. Nesër mendojmë për ndeshjen e radhës dhe në Spezia na presin 90 minuta të vështira.
Goli? Do tregohem i sinqertë. Doja të godisja portën, era ishte në favorin tonë. Pashë pozicionimin e portierit dhe vendosa të provoja. Shkoi mirë dhe jam i lumtur.
Tjetër gol në kampionat, sërish në fushën tuaj, rastësi? Jo, nuk është rastësi. E njoh këtë stadium e njoh me sy mbyllur, tashmë është shtëpia ime. Duke pasur edhe mbështetjen e publikut është një avantazh i madh”, u shpreh Memushaj pas ndeshjes.
Buona serata da Ledian Memushaj. pic.twitter.com/nzbLLt0ocP
— Giacomo Moccetti (@GiacomoMoccetti) March 1, 2020
The post VIDEO/ Eurogoli “alla Del Piero”, Memushaj befason me deklaratën pas ndeshjes appeared first on Sport.