Një episod qesharak vjen nga kampionati maqedonas. Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur mes Makedonija GP dhe Akademija Pandev, që ka përfunduar në shifrat 1-0. Gjatë një aksioni për skuadrën e Akademija Pandev lojtari kundërshtar ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të ndalur futbollistin.

Për t’i larguar topin nga këmbët ka përdorur një tjetër top, të cilin e mbante në duart e tij në momentin kur po ndiqte kundërshtarin. Por pas këtij veprimi lojtari vendas e ka pësuar vetë, teksa është vënë në ndjekje të topit të gabuar, duke e lënë futbollistin e Akademija Pandev të vijonte aksionin.

Gjithsesi për të mbyllur atë sulm të ekipit maqedonas mendoi arbitri, duke i rënë bilbilit për të sinjalizuar se loja nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë.

The post VIDEO EPIKE/ Futbollisti fut 2 topa në fushë për të ndalur kundërshtarin, por shikoni çfarë i ndodh appeared first on Sport.