Edhe pse vitet kalojnë klasi i Alban Mehës në fushën e lojës vijon të mbetet ende. Teknika dhe gjuajtjet nga distanca apo nga goditjet e dënimit kanë qenë gjithnjë pika e tij më e fortë e vazhdojnë të mbeten të tilla për të. Aftësitë e tij mesfushori shqiptar i ka treguar edhe në moshën 33-vjeçare.

Meha ka ekzekutuar me përpikmëri një goditje dënimi për ekipin e tij Hessen Kassel, duke ia bërë mision të pamundur portierit kundërshtar pritjen e topit. “Sniperi” shqiptar ka ditur të shënjestrojë sërish, duke i bërë vitet të duken thjesht një numër.

The post Video/ E mbani mend Alban Mehën? Ish-mesfushori i Kombëtares realizon supergol appeared first on Sport.