Erling Braut Haaland nuk është vetëm një sulmues pykë, pasi në ndeshjen kundër PSG-së, ka treguar edhe shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe aftësitë e tij në mbrojtje, në ndihmë të skuadrës.

Pasi largon një top me kokë nga goditja e këndit e PSG-së, ylli i Dortmund vazhdon sprintin e tij në kundërsulm. Me kokën ulur dhe me hapa galopantë, Haaland arrin në kohë rekord në zonën kundërshtare, por nuk shërbehet nga Sancho, me numrin 7 të verdhezinjve që preferon të godasë vetë.

Sulmuesi norvegjez i Dortmundit, është i frikshëm dhe video e tij e këtij momenti, po bëhet virale në internet.

The post Video e javës/ “Fenomeni” i Dortmundit me sprinjt të jashtëzakonshëm, njësoj si Usain Bolt appeared first on Sport.