Nuk kanë fund gafat e David De Geas te Mançester Juantjid. Portieri spanjoll, është duke kaluar një moment jo të mirë te skuadra e Premier Ligës.

Në sfidën e sotme ndaj Evertonit, që është duke u luajtur në “Goodison Park”, gardiani i “Djajve të Kuq” i ka dhuruar një gol skuadrës së Ançelotit. Në minutën e 3-të, David De Gea ka goditur një top për ta rivënë në lojë, por ka qenë talenti i Everton, Kalvert Ljuin, që ka devijuar atë top drejt e në rrjetë, duke shtangur skuadrën e Solskjaerit. Një goditje e rëndë për Junajtid që në minutat e para.

The post Video: Çfarë gafe nga De Gea, i dhuron golin Evertonit appeared first on Sport.