Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhuruar një skenë fantastike pas ndeshjes së barazuar kundër Milanit me rezultatin 1-1. Ai po jepte autografe pas sfidës kur një djalosh nga Azia i kërkoi të firmoste në revistën e tij.

Legjendari e plotësoi kërkesën e tij, por nisi duke ngacmuar tifozin me shaka: “A ke ti coronavirus? Po shoh drejt teje… A je ti nga Wuhan?”, – tha Buffon me shaka. Një video e tillë, pavarësisht se është në kuadrin e shakasë nuk dihet se si do të pritet nga tifozët e tij në Kinë.

The post Video/ Buffon i thotë tifozit: “A ke ti coronavirus?” appeared first on Sport.