Bayerni ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Mainz, për javën e 20-të të Bundesligës. 4 golat e ndeshjes u shënuan që në pjesën e parë.

Serinë e golave e hapi i zakonshmi Lewandowski në minutën e 7′, i cili shënoi me kokë, pas pasim it perfekt të Pavard.

Bavarezët shënuane dhe dy herë të tjera, me Muller 14′ dhe Alcantara 25′. Golin e vetëm për vendasit e shënoi St. Juste në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim rezulati.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni merr përkohësisht vendin e parë me 42 pikë, 2 më shumë se Leipzig, i cili luan ndaj Gladbach në orën 18:30.

Më poshtë po ju njohim me rezulatet e plota të ndeshjeve të sotme dhe klasfikimin. /CNA.al


The post Video: Bayerni fiton pa probleme dhe merr vendin e parë appeared first on Sport.