Sot është një ditë speciale për Rei Manaj, pasi futbollisti i Kombëtares feston datëlindjen e 23. Por, nuk mund të ishte një datëlindje si gjithë të tjerat kjo për Rei Manaj.

Sulmuesi tashmë është pjesë e Barcelonës B dhe po përjeton një ëndërr, ndërsa shpeshherë ka marrë pjesë në stërvitje edhe me ekipin e parë të katalanasve përkrah yjeve si Lionel Mesi e të tjerë.

Ndërkohë, që për një ndeshje në kampionat ishte prezent në stolin e “Camp Nou”. Sakaq, për datëlindjen e 23 ka ardhur edhe urimi nga faqja zyrtare në Twitter e Barcelonës B për sulmuesin e saj të afruar në merkaton e janarit nga ekipi i Albasete.

The post Video/ Barcelona uron Manajn për ditëlindje, shikoni postimin e klubit katalanas appeared first on Sport.