Pushimi i ka bërë mirë Barcelonës dhe djemtë e Setien kanë gjetur golin e barazimit ndaj Napolit. Vendasit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë me një eurogol të Dries Mertens, por Antoine Griezmann ka rikthyer baraspeshën në minutën e 57-të.

Sergio Busquets dhuroi një pasim fantastik për portugezin Semedo, portugezi gjeti sulmuesin në zonë dhe Griezmann mposhti nga brenda zonës portierin Ospina. Ndeshja vazhdon në “San Paolo” dhe të dy skuadrat do të tentojnë golin e fitores deri në fund.

The post Video: Barazim në “San Paolo”, gjithçka nis nga këmbët e mjeshtrit Busquets appeared first on Sport.