“Ultras-Guerrils” kanë shpërthyer pas humbjes 5-1 në derbi të Tiranës kundër Partizanit. Tifozët e zjarrtë të kampionëve, kanë shigjetuar drejtuesit, konkretisht drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.

Ata fajësojnë Ramën për gjendjen në të cilën është skuadra teksa theksojnë se ishte fatal largimi i Skënder Gegës nga drejtimi i ekipit. Përmes një postimi në kanalin zyrtar në Instagram, mbështetësit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë:

“Në vitin e titullit kampion doje çdo meritë me vete, duke ia hequr atë profesor Gegës që na nxorri kampion. Nuk le studio, gazetë, televizor pa dalë, të gjithë donin të flisnin për ty.

Sepse sa vlen ti realisht si drejtor e pamë këtë sezon me skadencat që solle në ekip dhe me ata që more rrotull. Vetëm një amator si ti mund të shkatërronte ekipin kampion për qokën e ditëlindjes… Dil në televizor dhe merr përgjegjësitë o drejtor i VAR-it”.

The post “Vetëm një amator si ti mund ta shkatërronte ekipin kampion”, tifozët e Partizanit shpërthejnë keq ndaj Olsi Ramës appeared first on Sport.