Kjo javë e Superiores e ka të përqendruar vëmendjen te derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Edhe pse duhen edhe tre ditë deri në ditën e ndeshjes, sërish përgatitjet dhe thumbimet ndaj rivalëve kanë nisur.

Kështu, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, tifogrupimi Tirona Fanatcis ka përcaktuar edhe axhendën para derbit.

Ata ftojnë tifozët të bashkohen në qendër të kryeqytetit në orën 16:00 për t’u nisur më pas drejt stadiumit, Air Albania. “Shkojmë bashkë për fitore e për leksionet e rradhës kundër turpit të Shqipnis!”, ishin fjalët e Fanatics të cilët do të vendosën në Sektorin N pas porte.

The post Vendimi i fundit i “Tirona Fanatics”/ Bashkë për leksionin e radhës… appeared first on Sport.