Bayern Mynih është gati të heqë dorë nga mesfushori francez Corentin Tolisso, që duket se nuk bën më pjesë në planet e kampionëve të Gjermanisë. Sipas të përditshmes “Bild”, drejtuesit e Bayern do të nxjerrin në shitje 25-vjeçarin në merkaton e verës.

Tolisso, kampion bote me Francën dy vite më parë, tashmë ka humbur shkëlqimin e tij, duke zbritur në fushë vetëm 10 ndeshje këtë sezon në Bundesliga. Nga shitja e tij, kushton rreth 40 milionë euro, Bayern shpreson të afrojë të tjerë kampionë për sezonin e ri.

Mesfushori është në sezonin e tij të tretë me Bayern (erdhi në vitin 2017 nga Lyon) dhe në 63 ndeshje me bavarezët ka realizuar 14 gola. Vjet ai nuk luajti thuajse fare për shkak të dëmtimit.

The post Vendim i papritur/ Bayerni i tregon derën kampionit të botës appeared first on Sport.