Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni në një prononcim për “Zona Gol” ka zbuluar një prapaskenë të merkatos me klubin e Majorkës. Sulmuesi ka treguar se marrëveshja ishte e mbyllur, por në fund plani nuk u vu në zbatim. Ndërkaq, 24-vjeçari shprehet se mos grumbullimin në kombëtare e ka marrë se duhej të punoj më fort që të jetë pjesë e kuqezinjve.

Prapaskena me Majorkën? Kam qenë bisedime me drejtorin e Majorkës dhe presidentin. Ka qenë e mbyllur por në momentin e fundit u prish marrëveshja. Nuk e di pse”. Kastrati te Dinamo Zagreb, ai ishe edhe ti në listë? “Në radhë të parë i uroj suksese Kastrati. Dinamo është një klub i madh. Ka pasur interesim për mua”.

Festimi me gjestin e telefonit, një mesazh për Rejën? “Festimi me atë gjest nuk ishte zemërim. Mos grumbullimin e mora që duhej të punoja fort të jem pjesë e Kombëtares. Pasi është më e rëndësishmja për një futbollist”.  “Dua të falënderoj presidentin e Laçit që më besoi shumë. Uroj t’ia kem shpërblyer. Të rinjtë duhet të luajnë dhe të rriten, ndërsa paga mujore duhet të jetë në plan të dytë”.

Rrezikimi i karrierës kur kapërcen shumë shkallë njëherësh siç mund të ishte transferimi në La Liga me Majorkën? Normalisht, duhet t’i marrësh shkallët me radhë. Por, me punë dhe ambicie çdo gjë është e arritshme. Pret ftesën nga Reja, cila është parandjenja? Lojtarët duhet të japin më të mirën për klubin dhe kush është më në formë meriton edhe ftesën”, u shpreh Uzuni. /VipSport.al/

The post Uzuni: Isha pranë Majorkës, më do edhe Dinamo appeared first on Sport.