Manchester City është përjashtuar për dy vite nga pjesëmarrja në Champions League, ndërsa klubi është gjobitur 30 milionë euro për shkeljet financiare që kanë bërë gjatë periudhës 2012-16. “Qytetarët” kanë marrë një goditje të fortë, ndërsa tifozët kanë menduar një ide origjinale.

Ata po mbledhin para, deri më tani 3 mijë paundë, për një baner kundër UEFA-s që do të hapin në ndeshjen e Championsit kundër Real Madridit. Mbështetësit e anglezëve e kanë pritur shumë keq dënimin dhe natyrisht i kanë dalë kundër.

Objektivi i tifozëve është 4 mijë paundë, një shifër që pritet të arrihet shumë shpejt nga fansat e anglezëve. Ata do të dalin me një banderolë të madhe kundër institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

The post UEFA i la jashtë Champions-it për dy vite/ Tifozët e Man. City-t bëjnë çmendurinë e radhës për ndeshjen ndaj Realit appeared first on Sport.