Manchester City është përjashtuar nga kompeticionet evropiane për dy sezonet e ardhshme. Vendimin e ka bërë publik UEFA disa ditë më parë. Arsyet e këtij përjashtimi ishin thyerjet e rregullave të fair-playt financiar, si dhe për licencimet.

Sidoqoftë, sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në mediat angleze, Manchester City duket se fajëson disa klube për këtë përjashtim. Sipas asaj që ka mësuar “Athletic”, drejtues të “Citizens” janë shprehur se klube si Real Madrid, PSG, Bayern Munchen dhe disa klube angleze, kanë bërë presion tek UEFA që këta të fundit të përjashtojnë Cityn.

The post UEFA e përjashtoi dy vite nga Championsi/ Man. City zbulon tre ekipet e mëdha të Europës që i bënë gropën appeared first on Sport.