Frederik Veseli ka debutuar sot në futbollin francez me fanellën e skuadrës së Le Mansh, ku u transferua në orët e fundit të merkatos së janarit. Mbrojtësi kuqezi kërkonte një eksperiencë të re pas zhgënjimeve të pësuara së fundmi te Empoli ku ishte përplasur edhe me tifozët.

Por debutimi i tij me fanellën e skuadrës franceze në Ligën e Dytë nuk ka qenë ndër më të mirët. Kjo pasi Le Mansh është mposhtur 1-0 në transfertë nga Sosho, ndonëse për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte në avantazh numerik pasi kundërshtarët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 22 të takimit.

Skuadra e tij pësoi gol në fundin e pjesës së parë e në të dytën rrezikoi të pësonte edhe të dytin, por Sosho shpërdoroi një penallti. Duke mbyllur 90 minutat me këtë humbje minimale, Le Mansh rrëshqiti në vendin e 18 në klasifikim, në zonën e rënies nga kategoria. Mbijetesa ka të bëjë shumë me të ardhmen e mbrojtësit që sot luajti në krahun e djathtë, pasi kontrata e tij me Le Mansh mund të zgjatet përtej huazimit vetëm nëse klubi arrin të mbijetojë në Ligën 2 në Francë.

The post U transferua në kampionatin francez, futbollisti i Kombëtares në hall të madh appeared first on Sport.