Drita ka blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes. Klubi nga Gjilani ka objektiv fitimin e titullit në Kosovë dhe ditën e sotme ka prezantuar afrimin e radhës. Ai është Lirim Mema, i cili ka provuar të luajë edhe me Eintracht Braunschweig.

22-vjeçari numëron 11 ndeshje (dhe një gol të shënuar) me përfaqësuesen U21 të Kosovës dhe ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2020 me Dritën. Mema u transferua te Flamurtari i Vlorës gushtin e kaluar, por zbriti vetëm tre herë në fushë me kuqezinjtë.

Drita renditet në vend të tretë në IPKO Superliga me 31 pikë të grumbulluara. Vendi i parë është tre pikë larg dhe mbahet nga Ballkani i Ismet Munishit.

The post U transferua me bujë te Flamurtari, futbollisti surprizon i befason të gjithë me skuadrën e re appeared first on Sport.