Kategoria e Dytë ka zhvilluar fundjavën e shkuar javën e 12, aty ku ra në sy mosparaqitja e skuadrës së Kamzës në ndeshjen përballë Klosit në transfertë. Klubi kamzali qysh prej dënimit në Superligë sezonin e shkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe zbritjen dy kategori më poshtë, është në një gjendje kaosi.

Problemet presidencë-bashki dhe gjendja e rënduar financiare, kanë sjellë këtë situatë në klubin e njohur. Ekipi nuk u paraqit për ndeshjen e fundit, duke bërë që të humbasë 3-0 në tavolinë. Kamza ka mbetur pa lojtarë dhe me gjendjen e rënduar nuk mundi të federojë asnjë të tillë në muajin janar. Gjatë 11 javëve të këtij sezoni, Kamza ka marrë 9 humbje dhe 2 fitore. Në renditjen zyrtare, veçse klubi gjendet në vendin e fundit, FSHF e cilëson si Kamza U19. Ende nuk ka një reagim zyrtar, me Kamzën që duket se ka braktisur kampionatin e Kategorisë së Dytë.

<

The post U masakrua nga FSHF, Kamza merr vendimin e papritur appeared first on Sport.