Vllaznia ka pasur shumë gjyqe, e madje ka qenë e paditur për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës, apo mospagesë të pagave sipas marrëveshjes që ka bërë. Por, këtë herë janë shkodranët ata të cilët kalojnë në rolin e paditësit.

Kuqeblutë duket se nuk kanë ndërmend që të tolerojnë më mbrojtësin Godfrej Ualusimbi që erdhi me bujë në Shkodër në verën e shkuar. Ai është larguar me leje pas festave, por që nuk është kthyer më. Kjo ka bërë që drejtuesit të irritohen keq me të.

Ugandezi nuk k ndërmend që të rikthehet në Shkodër, ndërsa tashmë drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë ndërmend që ta presin më, aq më tepër që edh në merkato e kanë zëvendësuar duke afruar futbollistë cilësorë.

The post U largua për të mos u kthyer më, klubi i Superligës padit lojtarin appeared first on Sport.