Situata te Anderlehti është vërtet shumë e vështirë dhe ka kaluar në tjetër fazë. Koronavirusi mund të quhet si një goditje për “knock-out” pasi klubi po e kalonte një krizë financiare. Nga kjo pandemi po preken edhe ekipet me buxhetet më të shëndosha e jo më Anderlehti.

Klubi ka kërkuar që lojtarët të heqin dorë nga një pagë e tyre, si një masë e marrë përkohësisht dhe duke shpresuar se pandemia do të mbyllet brenda pak kohësh. Ndërkohë futbollistët nuk po e pranonin një masë të tillë. Kjo ka shtyrë mbrojtësin dhe trajnerin njëkohësisht, figurën e njohur Vincent Kompani, që të shprehet se do të dhurojë për arkën e klubit nga paratë personale të gjitha ato shifra që mungojnë sa i përket lojtarëve që kanë refuzuar.

Por në fund duke thumbuar: “Ata që nuk do të dorëzojnë pagën, nuk po tregon njerëzor”. “Top Channel” ka komunikuar me Kristal Abazajn për këtë temë dhe vetë lojtari i Kukësit dhe që e ka kartonin e tij Anderlehti nuk ishte i qartë për këtë pjesë: “Me sa di unë rroga do të përgjysmohet edhe për ne që jemi në huazim. Një lojtar nuk mund të thotë jo dhe ne do të veprojmë si shumica”.

Mbi këtë çështje vazhdon të shkruhet edhe në mediat belge, teksa së fundmi shprehen se te Anderlehti nuk është e zgjidhur asgjë. Madje Kompani është detyruar që të kalojë nga gjesti bujar te presioni ndaj lojtarëve në komunikimin e fundit që ka pasur me ta (pjesa aktuale e skuadrës, jo ata të huazuar) pasi nuk po pranonin në masë të madhe për të lënë pagën. /Sport Ekspres/

The post U fol se rrogën e Abazajt do e paguante Kompani, por trajneri po iu bën sot presion lojtarëve appeared first on Sport.