Gjatë merkatos së janarit u fol gjatë për një kalim të mundshëm të Krzysztof Piatek te skuadra e Tottenhamit, por në fund negociatat nuk shkuan mirë dhe sulmuesi polak u transferua te ekipi gjerman i Herthës së Berlinit

Fillimisht, u fol se pengese per kalimin e polakut ne Londer, u be bashkeshortja e tij, Paulina Procyk, por kjo e fundit, në një reagim në Instagram, mohoi totalisht këto zëra.

“Nuk kam ndikuar aspak në zgjedhjen e bashkëshortit tim, pasi unë jam gjithmonë pro transferimit të tij në klubet ku mund t’i ecë më mirë karriera. Unë mund të jap ndonjë mendim, por vendimet Piatek i merr gjithmonë me menaxherin e tij”, shkroi Paulina.

The post U fol se nuk lejoi Piatekun të shkonte te Tottenhami, reagon bashkëshortja e sulmuesit appeared first on Sport.