Lojtarëve të Manchester City-t u është kërkuar të paraqiten në një mbledhje urgjente ditën e shtunë me Ferran Sorianon, shefin ekzekutiv të klubit, pasi kanë marrë lajmin e përjashtimit për dy vite ng Champions League.

Drejtuesit e City-t kanë organizuar menjëherë një mbledhje urgjente me Pep Guardiolën dhe skuadrën e tij pas lajmit bombë.

Lojtarët janë lajmëruar nëpërmjet Whatsapp-it dhe SMS-ve, disave u është komunikuar ky lajm gjysmë ore pasi është zbuluar dënimi.

Lojtarëve u kërkohet të jenë në qendrën stërvitore të klubit gjatë pasdites së shtunë, këtë e raporton “Telegraph”.

The post U dënua dy vite jashtë Champions-it/ Man. City merr vendimin urgjent appeared first on Sport.