Filipe Kutinjo, mesfushori me tipare sulmuese që aktivizohet me Bajernin e Mynihut i është nënshtruar një operacioni në gju këtë të premte dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas 2 javësh.

“Të premten, Filipe Kutinjo iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë. Operacioni përfundoi me sukses,” njoftoi klubi i Bajernit.

Braziliani luan këtë sezon si i huazuar te bavarezët, mirëpo ata nuk kanë ndërmend ta aktivizojnë opsionin e blerjes në fund të sezonit pavarësisht se ka zhvilluar një sezon pozitiv.

Problemi qëndron te fakti se as Barcelona nuk e do më 27 vjeçarin, edhe pse në janar të vitit 2018 pagoi rreth 150 milionë euro për të, prandaj dhe e ardhmja e tij është në dilemë. Klubi i Çelsit është futur në garë për të, por mediat angleze nuk përjashtojnë as mundësinë e rikthimit te Liverpuli.

The post Tronditet Bayerni, Coutinho operohet dhe do mungojë gjatë appeared first on Sport.