Përveç dëmtimeve në sulm, ku mungojnë për një kohë të gjatë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq pas dëmtimit të Jordi Alba në ndeshjen e djeshme ndaj Getafes.

Spanjolli la fushën e lojës pas 20 minutave lojë për shkak të një dëmtimi muskulor. “As” shkruan se mbrojtësi i majtë do të mungojë për plot 3 javë, pas ekzaminimeve të kryera sot.

Kjo është një goditje e rëndë për katalanasit, të cilët duhet të bëjnë pa një lojtar titullar si Jordi Alba në dy sfida të rëndësishme, në Champions ndaj Napolit dhe në La Liga në “El Clasicon” ndaj Realit. /CNA.al

The post Tronditet Barcelona/ Pas Suarez dhe Dembele, humb një tjetër titullar për Championsin dhe El Clasicon appeared first on Sport.