Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat pas 22 javësh duke mposhtur me rezultatin 0-1 Luftëtarin. Në prononcimin pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës vlonjate, Marcelo Troisi i shpreh i lumtur për këtë triumf, duke deklaruar:

“E dinim që do hasnim një vështirësi të madhe në këtë fushë. Luftëtari është në një të njëjtën situatë si e jona. Ekipi ka luajtur mirë, është sjellë mirë, edhe pse terreni nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur futboll. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe morëm një rezultat pozitiv.

Është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga një ekip grek. Në asnjë moment nuk ka menduar që të largohem nga Flamurtari. Presidenti më ka dhënë besim. Edhe pse u eliminuam në Kupë dhe nuk e prisnim. Tani do të fokusohemi të grumbullojmë sa më shumë pikë në kampionat.

Për deri sa na i lejon matematika do ta provojmë deri në fund. Objektivi është që të grumbullojmë sa më shumë pikë. E dimë që është shumë e vështirë, por do të tentojmë deri në fund”, u shpreh Troisi.

The post Troisi: Më kërkoi një ekip grek, por do tentoj mbijetesën me FLamurtarin appeared first on Sport.