Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e djeshme në mesditë mposhti me rezultatin 3-2 Xhenoan në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serinë A. Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues.

Pavarësisht dy golave të pësuar në të cilët nuk kishte faje, ndaj Xhenoas ka shkëlqyer Thomas Strakosha.

“Eurosport” e vlerësonte me notën 6.5 nën motivimin: “Gabon pak dhe nuk ka asnjë faj në dy rastet që ndëshkohet. Paraqitjet e tij u japin siguri shokëve”.

Edhe “tuttomercatoweb” nuk i ka kursyer elozhet për shqiptarin. “I kujdesshëm në çdo situatë. Çaktivizon çdo rrezik xhenoan në pjesën e parë. Në magjinë e Kasatës nuk mund të bënte asgjë, por kartonin e verdhë mund ta shmangte”, shkruante portali i njohur duke e vlerësuar Strakoshën me notën 6.

The post Triumfi ndaj Lacios, ja si u vlerësua Strakosha nga mediat italiane appeared first on Sport.