Koha e pritjes mbaroi dhe pas 262 ditësh të vështira Arbër Zeneli është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Futbollisti nga  Kosova do jetë gati për ndeshjen e të dielës mes ekipit ku ai aktivizohet  Reims dhe Saint Ettiene. Zeneli, përveç se në Francë ka qënë pjesë edhe e kampionatit holandez ku ka veshur fanellën e Heerenven.  Jo vetëm kaq, pasi në Suedi me ekipin e Elfsborg ai hodhi hapat e parë të karrierës.

Rikthimi në fushë i 25 vjeçarit pritet me interes të madh  pasi Reims në këtë fazë të sezonit ka nevojë për një lojtarë të tillë. Për t’u vlerësuar mbetet fitimi i plotë i minutave në këmbë pasi kemi të bëjmë me një dëmtim që ka qënë shumë problematik.

The post Trajneri i Kosovës merr një lajm fantastik para sfidës ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Sport.