Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, Everton-United dhe Tottenham-Wolves. Sfida e parë u mbyll në barazim 1-1, me Ancelottin dhe Solskjaer që marrin nga një pikë në “Goodison Park”.

David de Gea, gardiani i Manchester United, bëri një gafë të madhe në këtë sfidë, duke i dhuruar golin sulmuesit Calvert-Lewin. Megjithatë, Bruno Fernandes arriti të barazojë në minutën e 31-të, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës.

Ndërsa sfida mes Tottenham dhe Wolves, ishte e çmendur, me plot 5 gola dhe me përmbysje. Bergwjin shënoi i pari për Tottenham, por Doherty barazoi shumë shpejt. Megjithatë, “Gjelat” e Mourinhos do ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, falë rrjetës së Aurier në të 45-ën.

Pjesa e dytë, foli për Wolves, që arriti të shënojë dy herë dhe të marrë fitoren. Jota barazoi në të 57-ën, ndërsa Raul Jimenez, shënoi një gol shumë të bukur, për t’u bërë edhe njëherë tjetër “makth” i Jose Mourinhos. Sfida shumë të bukura në Premier.

The post Tottenhami i Mourinhos turpërohet në shtëpi nga “Ujqërit”, gafa e De Gea ndal Man. United appeared first on Sport.