Tottenham ka marrë një fitore dramatike me shifrat 2-3 ndaj Aston Villës në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho festoi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes, me Son që ishte heroi i “Gjelave”.

Pjesa e parë nisi me protagonist Toby Alderëeireld. Mbrojtësi belg fillimisht shënoi një autogol në minutën e 9-të, ndërsa në të 27-tën shënoi një supergol duke barazuar shifrat.

Në fund të 45 minutave të para Son përmbysi gjithçka, me koreano-jugorin që pasi gaboi nga pika e bardhë, korrigjoi duke shënuar pas grushtimit të Reinës. Reagimi i Villës erdhi në pjesën e dytë me mbrojtësin Engels, i cili shënoi në minutën e 54-të.

Atëherë kur askush nuk e priste, në minutën e 94-të ishte një gafë e Engels, që i dhuroi Son një shans të artë që sulmuesi nuk e shpërdoroi. Koreano-jugori u tregua i saktë përballë Reinës dhe shënoi golin e fitores, duke shpërthyer në festë.

The post Tottenhami fiton në frymën e fundit/ Tërbohet Mourinho appeared first on Sport.