Toni Kroos ka lënë të kuptohet se kontrata aktuale me Real Madridin do të jetë e fundit e tij, me fituesin e Kupës së Botës që afron “pensionimin”, kur të mbushë 33 vjeç. Duke pasur parasysh suksesin gjatë një karriere të spikatur, gjermani mund të konsiderohet i ngopur. Loja e tij ka qenë gjithmonë më shumë e vlerësuar për aftësinë teknike, atributet fizike, vizionin dhe kreativitetin, të cilat mund të limitohen me kalimin e moshës.

Ai, megjithatë, është i gatshëm të pranojë se nuk ka ndërmend të luajë gjatë, pas të 30-tave. Për “Sportchau Club”, mesfushori tha: “Unë nuk jam përfundimisht një lojtar që luan deri në 38 vjeç. Ende kam kontratë, edhe tri vite e gjysmë, deri në verën e vitit 2023. Atëherë do të jem 33 vjeç. Kjo është një moshë e mirë për të menduar pensionimin. Me siguri, nuk do të ketë kontratë tjetër, që zgjat katër vite. Pra, nuk do të zgjasë shumë deri në fund të karrierës time”.

Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, kur përfundoi eksperiencën me bavarezët. Ai ka pasur sukses të konsiderueshëm në Spanjë, përfshirë një titull të La Liga-s dhe tre Champions radhazi. Ekziston vendosmëria e duhur tek ai për të fituar trofe të tjerë, derisa “t’i varë këpucët në gozhdë”. Kroos, gjithashtu, do të kërkojë më shumë lavdi në nivelin ndërkombëtar, duke filluar me “Euro 2020″, këtë verë.

The post Toni Kroos zbulon moshën kur do të tërhiqet nga futbolli appeared first on Sport.