Flamurtari u rikthye te fitorja pas nëntë muajsh, teksa për javën e 22 të Kategorisë Superiore mposhti Luftëtarin në Gjirokastër. Një gol i Andi Ribaj me 11 metërsh, i dha fitoren e parë klubit këtë sezon, duke siguruar tanimë 9 pikë. Vlonjatët gjenden në vendin e fundit dhe rrezikojnë seriozisht mbijetesën. Flamurtari nuk gjen paqe me largimin, teksa përgatitësi atletik është larguar nga stafi teknik.

Trajneri portugez që ndihmonte Marcelo Troisin me pjesën atletike është larguar me konsensus, pas një problemi familjar. Ende nuk dihet nëse klubi do të afrojë një zëvendës të tij, apo problemet financiare do të ndikojnë edhe në këtë pjesë.

The post Tjetër “firo” te Flamurtari, zbulohet i larguari i radhës appeared first on Sport.