Artim Pollozhani kishte menduar ta linte futbollin në verën e vitit 2019, por një telefonatë e Ilir Dajës ia ndryshoi planet. Nga nisja si drejtor sportiv te Flamurtari, për të përfunduar më pas futbollist i Skënderbeut. Në këtë periudhë izolimi, edhe “veterani” nga Struga është në unison me trajnerin e korçarëve, sa i përket rifillimit të kampionatit. Ai ka edhe një kërkesë të veçantë për FSHFnë.
Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai i bën apel institucionit të futbollit që të programojë edhe lejen e kalimit për lojtarët që periudha e izolimit i zuri jashtë Shqipërisë.
“Rifillimi i kampionatit, pa dyshim që është një plus i madh, jo vetëm sportivisht, por edhe financiarisht, pasi jemi mbi të gjitha familjarë. Por, duhet përgatitje dhe një kohë e gjatë për të rikthyer formën e mirë që të shmangim dëmtimet e mundshme. Unë do i bëja një thirrje FSHF-së që të parashikojë edhe një leje hyrjeje në Shqipëri për ne lojtarët që periudha e karantinës na zuri jashtë Shqipërisë pranë familjeve tona. Kufijtë janë mbyllur dhe kjo e bën të vështirë rikthimin tonë. Mendoj se duhet gjetur zgjidhje”, është shprehur dje Pollozhani.
The post Titullari i Skënderbeut i bën apel FSHF-së: Gjej zgjidhje dhe për ne appeared first on Sport.