Të mërkurën, Tirana do të luajë në transfertë kundër Flamurtarit, në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në Vlorë dhe në këtë situatë pozitive të bardhebluve nuk do të mungojnë as mbështetësit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

“Tirona Fanatics” fton të gjithë tifozët t’i bashkohen grupit të tyre për të qenë pranë skuadrës për të shijuar fitoren e radhës. Në postimin e bërë në kanalin zyrtar shkruhej:

“Të mërkurën lu TIRONA! Në mesjavë udhëtojmë drejt Vlorës aty ku luan dashuria jonë. Shkojmë, këndojmë dhe fitojmë së bashku ndeshjen e radhës! Mos e le pa ardh. Detajet e transfertës do të dalin në vazhdim. Forca Tirona!”, ishte njoftimi i ultrasve të Tiranës.

Ndërkohë më parë kanë njoftuar prezencën e tyre edhe tifo-grupi tjetër i Tiranës, “Capital Crew”.

The post “Tirona Fanatics” ka një kërkesë për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit/ “Mos e le…” appeared first on Sport.