Partizani vazhdon përgatitjet për derbin e së premtes ndaj Tiranës. Të kuqtë u mposhtën në takimin e fundit ndaj rivalëve historik, megjithatë tashmë me Sormanin kërkojnë të shijojnë sërish suksesin ndaj bardhebluve.

Situata në dy kampet është e kundërt duke qenë se Tirana ka marrë kryesimin dhe Partizani nuk ka pasur shumë vazhdueshmëri, ndërsa “Demat”, kanë probleme edhe me mungesat pasi për këtë sfidë nuk është në dispozicion Lorenc Trashi.

Megjithatë, në horizont përgatitet një rikthim i bujshëm si ai i Esat Malës. Futbollisti i talentuar për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit kishte përfunduar te Partizani B, por sot është shfaqur në stërvitjen e ekipit të parë dhe mund të jetë surpriza në derbi përballë Tiranës.

Mala ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit dhe mesa duket tashmë do jetë sërish i gatshëm për të kontribuar e për të gëzuar tifozët e të kuqve të cilët gjithnjë e kanë mbështetur.

The post Tiranës i ngrin buzëqeshja, Partizani përgatit surprizën e hidhur për bardheblutë appeared first on Sport.