Tirana do të luajë në Ballsh, por për sfidën e ardhshme me Luftëtarin, skuadra mund të mos ketë pesë lojtarë, gjithmonë nëse këta të fundit plotësojnë numrin katër të kartonëve të verdhë.

Aktualisht janë disa futbollistë me tre kartonë. Lista nis me Agustin Torasën dhe vazhdon më pas me Erion Hoxhallarin, Majkëll Ngonë, Albi Dokën dhe Uinful Kobinanë.

Nëse Tirana fiton, lojtarët mund të marrin të verdhë dhe ata mund t’i shlyejnë në sfidën me Luftëtarin ku vështirësia nuk është nga ato të hatashmet.

Bardheblutë janë nëntë pikë larg vendit të dytë dhe pak a shumë të shpallur kampionë. Vetëm matematika nuk e lejon skuadrën e Egbosë të festojë para kohe.

The post Tiranës i ngrin buzëqeshja, merr lajmin e keq para ndeshjes me Bylisin appeared first on Sport.