Sfida mes Kukësit dhe Tiranës vë përballë Olsi Teqjen me të kaluarën e tij. Mbrojtësi i verilindorëve ka veshur dikur fanellën e klubit bardheblu, por nuk ka shumë nostalgji në këtë moment, siç e tregon në një intervistë për “SuperSport”, ku ka folur rreth përballjes direkte me këtë skuadër me të cilën rivalizon për kreun e renditjes.

DUELI I KREUT – “Jemi dy skuadrat më në formë të kampionatit dhe një gjë është e sigurt që do të ketë një futboll të bukur, një futboll me ritëm dhe një shumë spektakolar që do të shijohet edhe nga tifozët. Ekipi që do të gabojë më pak, normalisht do të fitojë. Ne na ka shkuar mirë në këto dy faza me Tiranën, e kemi mposhtur në çdo lloj drejtimi. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të futemi në fushë me seriozitet se e dimë se kemi përballë ekip me shumë cilësi”.

E KALURA TE TIRANA – “Të them të drejtën u bënë tre sezone që jam shkëputur nga Tirana dhe normalisht ajo doza emocionale ka rënë disi. Por marrëdhëniet me golin nuk i kam shumë të mira kështu që u bëra edhe un kohë pa festuar gol. Nuk mund të jap përgjigje në momentin që bëj gol pasi ai është emocion dhe në një stadium të ri si “Air Albania” nuk mund të them që nuk do të festoj apo nëse do festoj. Do ta mendoj në ato momente nëse e realizoj”.

GJENJDA E EKIPIT – “Po ta shohim si ecuri, ecuria është shumë pozitive, pasi humbjen e fundit e kemi kundër Laçit në transfertë, edhe atë me polemika. Kështu që ekipi ka bërë shumë mirë këto jave, i bie 10 javë pa humbje. Po përligj edhe besimin e klubit, që më ka besuar që kur kam ardhur e deri tani. Ndërsa për përshtatjen me Obanor, dyshja e qendrës duhet të jetë e bashkuar dhe deri tani po bëjmë shumë mirë dhe jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit”.

TITULLI – “Kam fituar 5 trofe në karrierën time dhe i vetmi që më mungon është titulli kampion kështu që e dua me patjetër një titull kampion”.

The post “Tiranën këtë sezon e kemi mposhtur në çdo lloj drejtimi”, ylli i Kukësit bën deklaratën e papritur appeared first on Sport.