Kategoria Superiore do të hapet këtë jave ditën e premte me ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës në Air Albania Stadium. Dy skuadrat janë të përfshira në garën për titullin kampion, ndërsa aktualisht verilindorët kryesojnë me një pikë më shumë se bardheblutë e kryeqytetit.

Kukësi kërkon të ruajë edhe pas kësaj ndeshje kreun, dhe në fakt statistikat e këtij sezoni me Tiranën i ka në favor duke qenë se i ka mundur në të dyja ndeshjet e mëparshme. Këtë fakt nuk harron ta përmend edhe trajneri Shpëtim Duro i cili në një prononcim për Report TV thekson se ekipi i rij i ka dominuar dy ndeshjet e para me Tiranën.

“Ne kemi qenë superior me Tiranën, si në rezultat dhe lojë në dy ndeshjet e para. Sigurisht që të gjitha takimet kanë historinë e tyre dhe fiton ajo skuadër që interpreton më mirë lojën. Si është Tirana mirë jemi edhe ne, pasi kemi tre muaj pa humbje. Pra të dyja ekipet janë në maksimumin e tyre”, tha Duro.

The post “Tiranën e kemi dominuar në dy ndeshjet e para”, Duro “kërcënon” bardheblutë appeared first on Sport.