Bardheblutë kanë 8 fitore radhazi dhe shihen si favoritë kundër “Ujqërve të Dëborës”, që këtë sezon kanë pasur disa luhatje.

Egbo dhe Daja kanë zgjedhur formacionet e tyre për këtë sfidë, ku i kanë dhënë shumë prioritet sulmit dhe lojtarëve pas bomberave, që premtojnë spetakël dhe fantazi.

Daja luan pa një sulmues kryesor, me Gripshin, Bregun dhe Pusin që pritet të alternohen shpesh. Ndërsa te Tirana, nuk ka ndryshime në sulm, me Cobbinah, Torassa dhe Cale që do të mbështesin Ngoo.

KATEGORIA SUPERIORE, java 22

TIRANA – SKËNDERBEU (17:00)

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torassa, Cale, Cobbinah, Ngoo. Trajner: E. Egbo

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Meksi, Imami, Pollozhani, Elezi, Dita, Daja, Pusi, Gripshi, Bregu. Trajner: I. Daja

The post Tirana-Skënderbeu, formacionet zyrtare/ Egbo dhe Daja luajnë në sulm appeared first on Sport.