Ndalesa e Kukësit në Durrës me Teutën, ka bërë që skuadra e Shpëtim Duros t’i largohet me katër pikë Tiranës në luftën për titullin kampion. Tirana me 47 pikë dhe Kukësi me 43 pikë, gjithçka duket e arrirë…

Por, tashmë ka nisur lufta për vendin e tretë, pasi skuadrat janë shumë afër. Duke filluar që me Partizanin e Laçin që kanë nga 38 pikë, për të vijuar me Teutën, Skënderbeun e Bylisin që kanë nga 36 durrsakët dhe nga 35 pikë ballshiotët e korçarët…

Duket sikur ka filluar që të ndahet edhe zona e skuadrës të mbijetesës, me Luftëtarin e Flamurtarin që duken të rëna dhe me Vllazninë që duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë vendit të tetë… Ja renditja e Superiores pas javës së 24…

The post Tirana shkëputet në +4, Skënderbeu i lë “targën” Vllaznisë. Ja renditja e Superiores appeared first on Sport.