Ndeshjet e Tiranës në “Air Albania” gjithmonë janë paraprirë nga atmosfera festimve dhe bardheblutë duan që edhe para derbit të jetë e tillë. Ata kanë zgjedhur një tjetër këngëtar që do të zbresë në fushë për të entuziazmuar mijëra tifozët që do janë në tribuna në sfidën që luhet të premten në darkë.

Në ndeshjen e dy javëve më parë të luajtur kundër Skënderbeut, bardheblutë kishin ftuar yllin e muzikës popullore, Merita Halili, që të këndonte para tifozëve në stadium, duke ngrohur atmosferën para se vendin në fushë ta merrnin futbollistët.

Këtë herë është përzgjedhur një rrymë krejtësisht ndryshe, pasi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se këtë herë atmosferën për sfidën do ta ndezë këngëtari i muzikës rap, Majk. Një mënyrë për të qenë më afër edhe me tifozerinë më të re në moshë të bardhebluve, e cila është shtuar së fundmi në shkallaret e stadiumit. /vipsport.al/

The post Tirana mendon surprizën e madhe, ja ç’do ndodhë në “Air Albania” para derbit me Partizanin appeared first on Sport.