Përveç pikëve që në këtë periudhë të kampionatit kanë ardhur me shumicë, çka bënë që bardheblutë të bëjnë të tyrin edhe vendin e parë në klasifikim, tashmë në shtëpinë e Tiranës vjen edhe një tjetër lajm i mirë.

Bëhet fjalë për Isamel Dungën. Sulmuesi për shkak të një dëmtimi u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale dhe prej mesit të muajit dhjetor nuk ishte i gatshëm për trajnerin Emanuel Egbo.

Mirëpo, keniani ishte i pranishëm në seancën e djeshme stërvitore dukë dhënë sinjale pozitive, edhe pse do t’i duhet kohë që të arrijë formën optimale për t’iu bashkuar ofensivës së kryeqytetasve me Ngo, Muçi, Halili e Mario Morina. Keniani u transferua në këtë sezon te 24-herë kampionët e Shqipërisë nga ekipi i Luftëtarit, ndërsa në prezencat e grumbulluara me Tiranën ia ka dalë të gjejë tre herë rrugën e rrjetës.

The post Tirana bëhet blind, rikthehet një futbollist i rëndësishëm appeared first on Sport.