Lojtarët e kampionatit spanjoll, janë kundër rikthimit në fushë, deri në një moment kur Qeveria të japë dritën jeshile se gjithçka i është kthyer normalitetit. Kjo është njoftuar nga Shoqata Spanjolle e Futbollistëve Spanjollë (AFE), ku thuhet se pas një takimi me të gjithë kapitenët e klubeve të La Ligës, është thënë se asnjë skuadër nuk është gati të rikthehet në fushë.

Kjo për shkak të situatës e cila ende është shumë keq dhe lojtarët duan që fjala e tyre të dëgjohet, duke thënë se do nisin stërvitjen vetëm në momentin që gjithçka të ketë kaluar dhe shqetësimet e futbollistëve do të shkojnë deri te Ministria e Shëndetësisë.

Kohët e fundit situata e Koronavirusit po shkon drejt përmirësimit dhe në shumë vende kanë filluar të mendojnë për rifillimin e kampionateve, diçka që pritet të nisë shumë shpejt, sigurisht pa praninë e tifozëve. “Shëndeti ka qenë tema kryesore e debatit dhe këtu bien të gjithë dakord. Lojtarët dëshirojnë dhe do të rikthehen në fushë vetëm kur Ministria e Shëndetësisë të japë OK përfundimtar për t’ju rikthyer normalitetit.

Shëndeti është kryesori. Shqetësimet tona do të shkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Këshillin Kombëtar të Sportit , pasi futbollistët kërkojnë që fjala e tyre të dëgjohet në çdo kohë. Për sa i përket seancave stërvitore, ata ende nuk do të rifillojnë nëse është e nevojshme.”, shkruhet në deklaratën e AFE.

The post Tifozët presin rikthimin e La Ligës, lojtarët refuzojnë të zbresin në fushë appeared first on Sport.