Ndeshja e mbrëmshme e Champions-it, midis Napolit dhe Barcelonës, nuk përfundoi pa polemika. Përtej asaj që ndodhi në fushë, duket se Arturo Vidal i tërboi zemrat e publikut napolitan. Kiliani, pasi e kishte “mbushur kupën” në fushë, duke marrë dy kartonë të verdhë radhazi, në pak sekonda, duke i lënë shokët e skuadrës në inferioritet numerik karshi vendësve, do të mungojë edhe në sfidën e kthimit.

Pasi pa kartonin e kuq t’i tregohej para syve nga kryesori gjerman, ai la fushën i irrituar. Madje, do t’iu përgjigjej ofendimeve nga nëna të tifozëve të pranishëm në “San Paolo” me një “Forca Juve”. Ende nuk ka konfirmime (pamje filmike) për ato që tha realisht kiliani, por e sigurt është që tifozët blu kanë shpërthyer egër në rrjetet sociale kundër Vidal. Pra, “gjembi u ka mbetur në mish” tifozëve mikpritës të sfidës së mbrëmshme.

The post Tifozët e Napolit e ofendojnë nga nëna, ylli i Barcelonës iu kundërpërgjigjet “dhëmb për dhëmb” appeared first on Sport.