Do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, që do të mbyllë siparin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër delikate, që pritet të dhurojë emocione të mëdha.

Durrsakët vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që Vllaznia, u mposht në shtëpi nga Tirana, javën e shkuar.

Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët kanë zbardhur titullarët që kanë hedhur në fushë, ku nuk mungojnë surprizat. Në portë te shkodranët është preferuar Tedi Laço dhe jo Alen Sherri.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Hoxha, Hreliç, Kuros, Todorovski, Kallaku, Aleksi, L.Vila, E.Vila, Çyrbja, Gomes. Trajner: E.Martini

VLLAZNIA: Laço, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Lika, Hygor, Krymi, Ramadani, Zhunior, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz.

The post Teuta-Vllaznia/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes appeared first on Sport.