Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi ditën e sotme që të vazhdojnë hetimet për çështjen e një sulmi terrorist të dështuar ditën e ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës 2018 Shqipëri-Izrael, e cila do të luhej në “Loro Boriçi”.

Në këtë mënyrë, organi i posaçëm i drejtësisë nuk aprovoi kërkesën e Strukturës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të pushuar çështjen e bujshme. Trupa gjykuese e kërkesës së SPAK-ut konkludoi se SPAK-u nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor për të zbuluar çështjen.

Më shumë se vite më parë, Shërbimi Sekret Izraelit (Mosad) informoi autoritetet shqiptare se një celulë terroriste e ISIS-it në Ballkan do të kryente atentat me bombë 12 nëntor 2016. Pas këtij informacioni, u arrestuan 4 persona: Ergys Faslia, Xhezair Fishti, Medat Hasani dhe Bekim Protopapa.

Vetëm Ergys Faslia vuajti një vit burg, ndërsa e gjithë “celula terroriste” u hetua në gjendje të lirë.

Ndaj tyre u ngritën akuzat e “veprës penale me qëllime terroriste”, “kanosjes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Për shkaqe sigurie, ndeshja Shqipëri-Izrael u zhvillua në “Elbasan Arena”.

The post Tentativa për sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, gjykata merr vendimin appeared first on Sport.