Në këtë moment të vështirë, ku futbolli është gjunjëzuar për shkak të pandemisë së Koronavirusit, klubi i Partizanit ka kujtuar me nostalgji, 13 dhjetorin e vitit 2014, ditë kjo, kur gardiani i kuq, Alban Hoxha, theu rekordin 30-vjeçar të portierit të Elbasanit, Bujar Gogunja.

Rekordi i ri i vendosur nga Hoxha pa pësuar gol është 1084 minuta. Këto postim klubi i kuq, e ka shoqëruar dhe me disa foto.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

SEZONI 2014 – 2015 FLAMURTARI🆚PARTIZANI /JAVA 16-të 13.12.2014 STADIUMI “FLAMURTARI”
Alban Hoxha thyen rekordin 30-vjeçar të portierit të Elbasanit, Bujar Gogunja. Rekordi i ri i vendosur nga gardiani i kuq pa pësuar gol është 1084 minuta.

The post Te Partizani bëhen nostalgjik, kujtojnë momentin kur Alban Hoxha theu rekordin historik appeared first on Sport.