Situatë qesharake në klubin e Kukësit, për sa i përket prezantimit të trajnerit të ri. Nëpërmjet një njoftimi te radhës, klubi verilindor bën me dije se trajneri i ri do të prezantohet ditën e nesërme në orën 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”. I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri do të jetë drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

Fillimisht u njoftua se prezantimi i trajnerit do të bëhej sot, ndërkohë që kjo gjë u shty për ditën e nesërme. Dyshimet janë se kjo shtyrje erdhi për shkak të prishjes së akordit verbal me trajnerin Gega. Për sa i përket trajnerit të ri, ai me shumë gjasa do të jetë Orges Shehi.

NJOFTIMI I RADHËS I KLUBIT TË KUKËSIT:

Përshëndetje.

Nesër në orën 11:00, në sallën e konferencave te stadiumi “Air Albania” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të skuadrës, e planifikuar të zhvillohej sot.

Prezantimi i trajnerit do të bëhet nga Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi dhe në orën 16:00, në kompleksin sportiv “Football Republic” do të zhvillohet stërvitja e parë! Faleminderit

The post Te Kukësi bëhen qesharakë, ja çfarë do të ndodhë me trajnerin e ri appeared first on Sport.