Tirana ka zgjedhur të zhvillojë ndeshjen me Skënderbeun në “Air Albania Stadium” për të pasur një mbështetje sa më të madhe. Kryeqytetasit janë munduar të bëjnë një promovim sa më të madh për të tërhequr sa më shumë vëmendje te tifozët.

Përtej kësaj, mbështetësit do të kenë edhe një arsye më shumë për të qenë prezent në stadium ditën e sotme. Organizatorët janë munduar ta kthejnë në festë këtë ndeshje edhe për të nderuar përvjetorin jubilar të emërimit të qytetit të Tiranës si kryeqytet i vendit.

Në stadium sonte do të jetë Merita Halili për të kënduar disa këngë të repertorit të saj dhe për të përcjellë një atmosferë sa më të mirë te tifozët. Njoftimin për prezencën e këngëtares së mirënjohur e ka dhënë vetë zyra për shtyp e klubit bardheblu në rrjetet sociale.

 

The post Surprizë e vëçantë, ylli i muzikës shqiptare do të këndojë sot në “Air Albania” appeared first on Sport.