Derbi i 156 i futbollit shqiptar do të arbitrohet nga Juxhin Xhaja. Komisioni i caktimit të arbitrave në FSHF ia ka besuar kryesorit 29-vjeçar me stemën e FIFA-s.

Për kryesorin e kolegjiumit të Tiranës, ky do të jetë derbi i dytë në karrierë, pasi i pari prej tij është arbitruar më 28 prill 2017, i mbyllur me fitoren e të kuqve 1-2 dhe gjashtë të verdhë e dy të kuq të nxjerrë prej tij. Kjo është vlerësuar si ndeshja më e rëndësishme e javës, duke qenë se do të ketë edhe arbitra të linjës.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se arbitra të linjës do të jenë Eldorian Hamiti dhe Olsid Ferhati. Asistentë anësorë për Xhajën do të jenë Ridigerd Çokaj dhe Dojando Myftari. Si arbitër i katërt në këtë ndeshje do të jetë Elgin Doda. Nën gjykimin e Xhajës në Superiore, Tirana numëron 2 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. Partizani ka koleksionuar katër fitore, 4 barazime dhe 3 humbje nën drejtimin e Juxhin Xhajës.

The post Surpriza, zbulohet emri i arbitrit që do gjykojë sonte derbin Tirana-Partizani appeared first on Sport.