Tirana është gati për Skënderbeun. Bardheblutë mbyllën dje përgatitjet për korçarët. Në ditën e fundit të stërvitjes, bardheblutë nuk u stërvitën më shumë se 40 minuta.

Shkak është bërë shiu dhe moti i ftohtë. Trajneri Emanuel Egbo, duke parë gjendjen e motit dhe duke iu ruajtur ndonjë ftohjeje të mundshme të ndonjë futbollisti. Trajneri pas 40 minutave punë urdhëroi që skuadra të lahej dhe të shpërndahej në shtëpi. Ekipi, gjithashtu, për shkak të shiut nuk punoi as për goditjet e dënimit dhe lojën e ndaluar.

KËSHILLAT – Si në çdo takim, edhe dje trajneri Emanuel Egbo ka dhënë këshillat e tij. Duke parë që Skënderbeu ka lojtarë shumë të shpejtë nga krahët, ai u ka bërë të qartë lojtarëve se duhet të mbulojnë me rreptësi si Gripshin dhe Bregun, pasi të dy mund të driblojnë fare mirë. Madje një ditë më parë, Egboja ka bërë ushtrime, ku u ka kërkuar lojtarëve driblues që të vihen përballë mesfushorëve dhe mbrojtësve.

FORMACIONI – Edhe me Skënderbeun, Tirana nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e lojës për sa u përket titullarëve. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka, Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Skënderbeun pas nëntë fitoreve radhazi, duke kërkuar goditjen e dhjetë dhe të tetën në kampionat.

Formacioni i mundshem

 

The post Supersfida ndaj Skënderbeut, trajneri Egbo ka frikë nga … appeared first on Sport.